KronikëLajme

Tragjedi në Mirditë/ Elektricisti humb jetën gjatë punimeve në një qendër votimi, plagosen dy kolegët e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kodër Rrëshen të Mirditës, ku një elektricist ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë punimeve për të siguruar furnizimin me energji elektrike në një qendër votimi.

Viktima është identifikuar si Emiljano Bunga, punonjës i OSHEE-së, ndërsa dy kolegët e tij janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur te godina e ish-shkollës së mbyllur në Kodër Rrëshen, ku po punohej për të mundësuar energjinë elektrike për qendrën e votimit.

Pavarësisht përpjekjeve për të ofruar shërbim në kohë për procesin zgjedhor, një aksident tragjik ka ndodhur gjatë operacionit.

Drejtuesit e OSHEE dhe policia po hetojnë shkaqet e incidentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts