Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një bashkëbisedim me gazetarët të zhvilluar këtë të martë, bëri të ditur ecurinë e përgatitjes së procesit zgjedhor. Celibashi tha se po bëhet përgatitja e bazës materiale për 4 qarqet e fundit si dhe bëri me dije se në fundjavë fillon shpërndarja e pajisjeve për votimin elektronik. Pajisjet elektronike do të shpërndahen të ndara nga materialet e tjera zgjedhore.
Kreu i KQZ gjithashtu foli dhe për procesin e votimit të diasporës, ku tha se janë 224 628 zgjedhës që kanë marrë dokumentacion zgjedhor.
I pyetur për problematikat që janë hasur nga emigrantët në procesin e votimit, Celibashi tha se KQZ njeh si problematika ato që raportojnë individët. Për këtë ai deklaroi se në platformën e KQZ për ankesat e votuesve, kanëë ardhur 156 raportime për ankesa, 90 nga të cilat kanë të bëjnë me faktin se zarfi është lënë në hyrje të banesës apo në kutinë postare.
“Jemi në procesin e përgatitjes së shpërndarjes së bazës materiale në 4 qarqet ne mbetura. Në fundjavë fillon shpërndarja e pajisjeve elektronike, e cila do të jetë veçmas materialeve të tjera. Sa i përkeet votimit nga jashtë, të dhënat tashmë janë publike. Janë 224 628 zgjëedhës që kanë marrë dokumentacion zgjedhor.
Numri i dërgesave të hënën dhe të martën është mjaft i ulët pas shërbimi postar në fundjavë ka shhërbim të reduktuar. Si çdo kontratë, do të vlerësohet në përfundim të afatit. Kur ky proces do të shikojmë se sa dhe si e ka përmbushur këtë shërbim. Në varësi të kësaj do të vendosim në pëërmbushjen e detyrimit tonë për të paguar këtë shërbim.
Shumë herët për të dhënë gjykime dhe verdikte se si DHL e ka kryer shërbimin. Ne kemi shënuar që çdo gjë sipas gjykimit tonë meeriton të diskutohet me kontraktorin. Kemi marrë informacion dhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Ua kam bërë me dijeni dhe përfaqësuesve të partive, ka vetëm një mënyrë që e detyron dhe KQZ të angazhohet. Problematikat janë individuale. Ne njohim atë çfarë individi i prezanton KQZ, ata mund të futern dhe të raportojnë problematikat që kanë hasur.
Deri në mometin që flasim janë 156 raportime për ankesa, 90 raportime lidhen me atë që zarfi është lënë në hyrje të banesës apo kutisë postare, 21 ankesa që DHL nuk pranon të vijë të marrë zarfin mbrapsht, 9 zgjedhës kanë raportuar që në dokumnentacion nuk u ka mbërritur fleta e votimit, 8 prej të cilëve ua kemi ridërguar, për një sot është bërë me dije KQZ. 4 nuk kanë marrë mesazh nga DHL pëër mbërritjen e zarfeve. 3 zgjedhës nuk kanë marrë akoma zarfin. 29 zgjedhës kanë raportuar problematika të ndryshme. Çdo shqetësim e kemi adresuar qoftë dhe në rrugë joformale. Kemi komunikuar me DHL”, tha Celibashi.












