Kryedemokrati Sali Berisha zhvilluar takimin elektoral përmbylës në qytetin e Durrësit këtë pasdite. Gjatë fjalimit të tij, Berisha iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i garantuar se ai djegës që nuk u ndez kurrë, do të ndezë në mënyrë përfundimtare karrierën tënde politike. Berisha tha më tej se shqipatrët do t’ia presin biletën kryeministrit më 11 maj.
Berisha ftoi që të firmosin bashkë ndarjen nga e keqja më e madhe ekombit në këto zgjedhje parlamentare.
“Miq, pastrimi i shtëpisë është detyrë e detyrave. Në mënyrën më të papërgjegjshme, Edi Rama deklaronte mbrëmë për djegësin, për shkak të cilit ju paguanit taksën më të lartë në Europë për plehrat, 44 euro për ton pleh, ua merr Gjushi me fustan ju për Edi Ramën, dhe deklaronte mbrëmë se i thoshte gazetarit, epo u djegshi në djegës. Pasi ka marrë 130 milionë euro, tani kur i kërkojnë llogari, u djegshi thotë. Jo Edi Rama.
Të garantoj se ai djegës që nuk u ndez kurrë, do të djegë në mënyrë përfundimtare karrierën tënde politike. Dhe kjo që me datën 11 Maj, shqiptarët do të presin biletën. Tre ditë në jetë janë tre ditët e jetës tonë. Janë sa 30 ditë, janë sa tre muaj, janë sa tre vite. Ndaj dhe u ftoj ju këto tre ditë të kontaktojmë çdo të njohur kudo që është, në Durrës, në Shqipëri, në diasporë, në të katër anët e dheut. Të ftojmë të firmosim bashkë 11 Majin, ndarjen nga e keqja e madhe e kombit.
Hapjen e një kapitulli të ri për dinjitetin e durrsakëve dhe shqiptarëve. Për mirëqenien, begatimin, punësimin. Për biznesin, për fermën, për prodhimin. Për madhështinë e Durrësit, për madhështinë e Shqipërisë. Edhe njëherë, mirënjohje ntë pakufishme. 11 Maji, dita e fitores, dita e triumfit të idealeve tuaja! E triumfit të dinjitetit tuaj, të shpresës, të të ardhmes. Rroftë Durrësi, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!” tha Berisha.












