Politika

Zhupa takim me ish-të përndjekurit politikë: PD është e vetmja që respekton ata që sakrifikuan për lirinë

Drejtuesja politike e PD në Sarandë, Ina Zhupa zhvilloi një takim në Livadhja, me të përndjekurit politik të regjimit komunist. E shoqëruar nga kryetari i degës së PD-së në Livadhja, Shpëtim Iljazi, si dhe nga kreu i Departamentit të të Përndjekurve Politikë, Shkëlqim Lepenica, dhe përfaqësuesi i “Brain Gain”, Nikola Kedhi, Zhupa shprehu mirënjohjen e thellë për sakrificën e atyre që u përballën me dhunën dhe represionin e regjimit diktatorial.

Në një postim të bërë në FB, Zhupa bën të ditur se prezantoi para të pranishmëve pikat kryesore të programit të PD-ASHM për të përndjekurit politik, që përfshin masa konkrete në mbështetje të kësaj shtrese historikisht të persekutuar:

Zhupa thekson se Partia Demokratike është zgjedhja e vetme që garanton drejtësi historike për të përndjekurit politik dhe familjet e tyre.

Postimi i plotë në FB:
Një takim emocionues me ata që kanë sakrifikuar më shumë për lirinë në këtë vend, me njerëz guximtar, me themelin e Partisë Demokratike, të përndjekurit politik të rregjimit gjakatar hoxhist.
Mirëpritëm në Livadhja bashkë me kryetarin e degës Shpëtim Iljazi ndalesën e turit kombëtar të kryetarit të Departamentit te Perndjekurve Politik Shkelqim Lepenica dhe përfaqësuesin e nderuar të departamentit Brain Gain Nikola Kedhi.
Partia Demokratike me programin e saj
[📌] Do të caktoj kuota për të përndjekurit, në institucionet qendrore dhe lokale.
[📌] Do të caktojë një pension të veçantë për të gjithë ish të dënuarit politikë dhe të internuarit në kampet e internimit.
[📌] Do të sigurojë strehim për të dënuarit dhe të përndjekurit politikë të pastrehë, përmes ofrimit të kredive të buta/ pa interes.
[📌] Do të rishikojë kuadrin ligjor për kthimin ose kompensimin e plotë financiar të pronave private, perfshirë dhe pronat e komuniteteve fetare.
[📌] Do të bëjë të mundur përjashtimin nga të gjitha institucionet shtetërore politikëbërëse, vendimarrëse, të individëve që kanë shërbyer në Sigurim.
[📌] Do të përjashtojë nga taksat për arsimin si dhe do ofrojë mundësi për trajtim me bursa për fëmijët e të përndjekurve politikë.
Të gjithë zgjedhin PD-ASHM
Të gjithë votojnë nr 1

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts