Politika

Vota e diasporës, Celibashi: 22 mijë fletë votimi janë kthyer mbrapsht

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se deri më tani janë dorëzuar 154.770 zarfe te votuesit. Gjatë një dalje për mediat dite e sotme, Celibashi tha se 62% e zgjedhësve të regjistruar e kanë marr dokumentacionin zgjedhor. Ndërkohë që shtoi se deri në fund të ditës së sotme, do jenë rreth 22 mijë fletë votimi që do të kthehen në KQZ. 

“Deri tani zgjedhës që e kanë marrë në dorë zarfin janë 154.770 pra 62% e zgjedhësve të regjistruar e kanë marr dokumentacionin zgjedhor, pra fletën e votimit. Kanë mbërritur në KQZ deri më tani dhe janë përpunuar 19 mijë e 25 deri në momentin që ne flasim, ndërsa deri në fund të ditës do të jenë rreth 22 mijë fletë votimi që janë kthyer mbrapsht, pra 12.5% të fletëve të votimit që janë dorëzuar. Vazhdon procesi i administrimit të këtyre fletëve të votimit”, tha Celibashi.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts