Kryeministri Edi Rama vazhdon të kopjojë haptas programin e paraqitur nga Partia Demokratike. Këtë herë, Edi Rama kopjoi programin e paraqitur nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore për bizneset.
Në takimin e djeshëm me gratë Berisha theksoi edhe një herë pjesën e programit të PD-së për të falur çdo gjobë dhe kamatë të vendosur ndaj qytetarëve dhe biznesit të vogël, duke u angazhuar për të çliruar shqiptarët nga padrejtësitë dhe barrat financiare të imponuara gjatë viteve.
Sot Rama në një bashkëbisedim me biznesin në Elbasan për “Paqen Fiskale” deklaroi se do të propozojë që të fshihen “të gjitha borxhet, kamatëvonesat te bizneset më të vjetra se 10 vjet”.
Çfarë deklaroi Berisha dje?
Tani ai kalon tek pjesa tjetër e programit, falja e gjobave.
Ju e dini që ne kemi premtuar faljen e çdo gjobe për qytetarët shqiptarë që është vendosur para datës 11 maj e gjer në vitin 1992. Çdo gjobë, çdo kamatë zerohet, bëhet inekzistente për çdo gjë.
Duam t’i çlirojmë qytetarët shqiptarë nga makthet e padrejtësive që ata kanë përjetuar ndër vite. Çfarë ndodh? Ne kemi falur kamatat, këta i kanë rikthyer kamatat. Nuk kanë ligj as moral.
Këta sot e kësaj dite i mbledhin dhe dëgjoja një ditë një qytetar që thoshte se më duhen 80 vite punë për të paguar kamatat që kam për energjinë.
Kështu që ne, jo vetëm qytetarëve, por ne do falim edhe gjobat e biznesit të vogël. Se edhe ai është viktimë e arbitraritetit dhe absurditetit të inspektorëve të qeverisë. Jemi shumë të vendosur që të falim çdo gjobë, ai kërkonte amnisti për grupet kriminale, ne do bëjmë amnisti për qytetarët dhe bizneset e ndershme.
Çfarë deklaroi Rama sot?
“Të fshijmë të gjitha kamatëvonesat dhe interesat që janë ndërmjet 5-10 vjet, e vlefshme dhe për bizneset që në një këst të paguajnë gjithë detyrimin dhe në këtë rast do i falet 50% i detyrimit. Ata që s’kanë mundësi, ta paguajnë në 12 muaj dhe t’i falet 25% e detyrimit. Ata që kanë borxhe nga 1 deri në 5 vjet, do t’i japim mundësinë atyre që i paguajnë të plotë për faljen e gjobave dhe kamatëvonesave
Pa program dhe me propagandën e pasaportës së BE-së që u rrëzua nga Gjermania ditët e para të fushatës, Ramës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të kopjojë. /SYRI.NET













