KronikëLajme

Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, gjatë pritjes autorëve u kanë rënë disa sende, hetuesit zbulojnë material gjenetik

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin me 4 të plagosur të regjistruar disa ditë më parë në Tiranë. Mësohet se autorët e atentatit teksa kanë qenë duke pritur mjetin e 4 të plagosurve u kanë rënë disa sende.

Sendet e gjetura dyshohet se përkasin atyre. Sipas hetuesve, autorët kanë qëndruar për një kohë të shkurtër në atë vend, ku dyshohet se u kanë rënë disa objekte. Më tej bëhet me dije se në këto sende janë zbuluar gjurmë dhe material gjenetik, të cilat janë dërguar në laborator për analizë. Pritet që në vijim të kryhen krahasimet gjenetike për të identifikuar dhe ndaluar personat e përfshirë në atentat.

Ngjarja ka ndodhur më 17 prill rreth orës 21:30, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri me armë zjarri drejt një automjeti tip “G-Class”. Në këtë automjet ndodhenin katër persona, Arenc Stafa 34-vjeç, Kian Mullahi 19-vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj 11 dhe Marko Demiraj 17-vjeç. Pas ngjarjes së rëndë hetuesit kanë marrë dëshmitë e të plagosurve, të cilët, ende të tronditur janë shprehur se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e para ngjarjes nuk kanë pasur asnjë sherr. Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt.

Sipas informacioneve, tre të rinjtë, shokë me njëri-tjetrin, kishin dalë për të festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit dhe po kthehenin në shtëpi me shoferin Arenc Stafa. Të shtënat me armë drejt tyre dhe ndjekja nga autorë ka filluar nga rrethrrotullimi i Shkozës përgjatë autostradës deri te TEG dhe më pas shoferi i “G-Class”-it për t’iu shmangur atentatorëve kanë shkuar drejt Lundrës.

Si pasojë e të shtënave të shumta më armë nuk i mbanin frenat dhe janë përplasur në vendin ku u gjet makina mbrëmë. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, bëhet me dije se shoferi, 34-vjeçari Arenc Stafa dhe 19-vjeçari Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë të mitur, Marko Demiraj, 17 vjeç, ndodhet në gjendje stabël, ndërsa 11-vjeçari Dior Demiraj ndodhet në gjendje më të rëndë.

Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet që autorët mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër pa e ditur se cilat persona po udhëtonin brenda në atomjetin “G-Class” që e kishin nën shënjestrën e tyre. Dyshohet se shënjestra ishte gruaja e Roan Brahimit, e cila qarkullonte gjithashtu me automjet tip “G-Class” dhe jetonte në të njëjtin kompleks vilash me të rinjtë. 

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts