Kreu i PD-së Sali Berisha ishte në Kishën e Shën Palit në Tiranë, ku dha edhe një mesazh urimi për të gjithë besimtarët.
Le të urojmë nga zemra- tha ai- që Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe pa antikrishtin në trojet tona.
“Të gjithë besimtarëve, katolikë shqiptarë në Shqipëri dhe mbarë botën kudo që janë sot, ju uroj nga zemra, gëzuar ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor, ditën e ringjalljes së Krishtit mbret.
Kjo ditë shënon ringjalljen, përjetësinë, shpresën e pashuar.
Le të urojmë nga zemra, që Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe pa antikrishtin në trojet tona”, tha Berisha për mediat.












