Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Pashkës, duke e cilësuar këtë ditë si simbol të shpresës dhe ringjalljes pas sakrificës.
“Gëzuar Pashkën, miqtë e mi! Kjo ditë e ngjalljes që vjen pas sakrificës është dita e shpresës së vazhdimësisë së jetës,” shkruan Roshi në mesazhin e tij.
Ai theksoi se kjo festë duhet të shërbejë si frymëzim për shqiptarët që të zgjedhin ndryshimin në zgjedhjet e 11 Majit, për një jetë me më shumë dinjitet dhe krenari.
Mesazhi i urimit në FB:
Miqtë e mi !
Gëzuar Pashkën !
Kjo ditë e ngjalljes që vjen pas sakrificës është dita shpresës së vazhdimësisë së jetës.
Le të jetë kjo ditë shtysa që çon shqiptarët drejt ndryshimit të dëshiruar në 11 Maj, për një jetë me dinjitet dhe krenari.













