Politika

Bardhi nga Fieri: Më pak taksa, më shumë të ardhura për biznesin dhe familjet

Drejtuesi politik për Qarkun e Fierit i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë një vizite në qytetin e Fierit, u shpreh se zgjedhjet e 11 majit janë një moment vendimtar për të ardhmen ekonomike të vendit dhe të familjeve shqiptare.

Bardhi, i shoqëruar nga kandidati për kryetar bashkie, Gentian Koçi, zhvilloi një takim me punonjës dhe drejtues të fasonerisë “ALITEX”, një ndër bizneset e prekura nga rënia e euros, rritja e taksave dhe ulja e fitimeve.

Me qeverisjen e Partisë Demokratike, si bizneset ashtu edhe punonjësit do të kenë më shumë fitime. Taksa e sheshtë do të zbresë në 10%, nga 23%, 20% apo 15% që aplikohet sot, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e ekonomisë familjare”, shkruan Bardhi në një postim në FB.

Ai theksoi gjithashtu se ulja e çmimit të energjisë si për biznesin ashtu edhe për familjarët është një tjetër masë që synon rritjen e kursimeve dhe lehtësimin e jetesës.

Postimi i plotë: 

Fier/ Më pak taksa, më shumë të ardhura për biznesin

Në 11 Maj ne vendosim me votë sesi do të jetë ekonomia e vendit dhe ekonomia në familjet tona. Ne vendosim nëse do të vazhdohet me këtë zvarritje të pashpresë apo nëse do të bëjmë ndryshimin për më shumë punë, më shumë të ardhura, më pak taksa.

Bashkë me kandidatin tonë Gentian Koçi, këto alternativa i diskutuam në fasonerinë ALITEX, në Fier, e goditur, si shume të tjera nga rënia e euros, nga taksat e larta, nga ulja e fitimit.

Me PD në qeverisje edhe biznesi, edhe punonjësit do të kenë më shumë fitime. Ulja e taksave nga 23, 20 apo 15 % që është sot për të gjithë, do të shkojë në 10%, duke patur ndikim të menjëhershëm tek ekonomia familjare. Ulja e çmimit të energjisë si për biznesin dhe për familjarët bën të mundur që të kurseni më shumë para nga puna!

Ne kemi shumë për të arritur së bashku, prandaj na duhet mbështetja e të gjithëve! Çdo votë vlen!

Voto nr. 1

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts