Vazhdojmë takimet e besimit për Fitoren e sigurtë me PD-ASHM, për veten, familjen me dinjitet, mirëqenie, dhe standarte!
Pranë qytetarëve për të dëgjuar me vëmendje të gjitha veshtirësitë, nevojat, një bashkëbisedim i hapur, duke ju prezantuar programin e PD-ASHM, ku gjejnë përgjigje dhe zgjidhje gjendja e vështirë ekonomike dhe sociale, mungesë sherbimesh, dhe infrastrukturë e mjeruar, duke i falenderuar me mirënjohje për besimin dhe mbështetjen.
Ne angazhohemi për të bërë më të mirën e mundshme, duke i përfaqësuar me përgjegjësi besimin e tyre, llogaridhënie, dhe ne mbetemi besnik ndaj besimit të qytetarëve tanë, të hapur me komunikim të vazhdueshëm, të vërtetë: ku qeverisja jonë do të jetë shtëpi e qytetarëve dhe për qytetarët, dhe familjet e tona.
Në çdo takim me qytetaret e Vlores, me pensionistë, të rinj, bizneset e vogla dhe të mesme, me dhimbje vërejmë se jetesa është e papërballueshme. Kosto shumë e lartë jetese, çmime të papërballueshme me të ardhurat që marrin, paga shum të ulëta, pensionet qesharake, rritja e çmimit të energjisë, të ujit, taksa, gjoba administrative, nuk ka fuqi blerese nga klienetët: Drama kombëtare e largimit dhe shpopullimit.
Programi jonë i PD-ASHM është program shprese, besimi, dinjiteti, standartesh, por mbi të gjitha njerëzor. Paketa e dhembshurise: Minimumi jetik do të jetë 200€, nuk do të ketë pensione nën 200€, paga e ulët 500 €, paga mesatare 1200 €, ulja e çmimit te ujit, dhe energjisë elektrike, amnisti e plotë për bizneset si motorri i ekonomisë familjare dhe të Vlorës, falja e te gjitha gjobave dhe detyrimeve.



























