KronikëLajme

Njerëzit e Agron Kapllanaj përplasen me agjentët e BKH-së dhe forcat operacionale, përfundojnë në polici

Ish kryetari i bashkisë së Mallakastrës është paraqitur mbrëmë në polici për të bërë një kallëzim penal, pak pas sherrit të ndodhur në mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fier – Patos ku ka pasur një konflikt fizik mes njerëzve të Kapllanajt dhe të policisë e hetuesve të BKH-së.

Burimet bënë me dije mbrëmë se vëllai i Agron Kapllanajt, Beso Kapllanaj që është dhe president i ekipit të futbollit Bylis në Ballsh, ka refuzuar të hipë në makinë por më pas është bindur.  Disa persona jane shoqëruar në polici mes tyre dhe Beso Kapllanaj.

Çfarë njoftoi mbrëmë policia?

‘Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.

Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme (15 prill 2025), në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”

Ish kryetari i bashkisë së Fierit, Agron Kapllanaj është themelues i partisë Djathtas 1912, me drejtues Enkelejd Alibeaj. 

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts