Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet seancë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon lirinë.
Në seancë, pritet që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të njoftojë gjykatën në lidhje me hetimet 2 mujore të bëra ndaj Veliajt
Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu akuzohet për “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.
Ndërkohë dy ditë më parë një aksion i papritur i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është zhvilluar në zonën e Kodrës së Diellit, ku agjentët kanë ushtruar kontroll në banesën e aktorit Gaz Paja.
Çështja merr përmasa edhe më të mëdha, pasi rezultonte se prona në fjalë është blerë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ku banonte Gaz Paja, aktori i kthyer në investitor strategjik. Kjo gjë ngre dyshimet se kush emër i politikës fshihet pas Pajës pasi iu dha statusi i investitorit.













