Politika

Berisha dhe LaCivita lënë Ramën pa gjumë n’Sy, ngrihet si lugat dhe flet me veten në kompjuter

Edi Rama ka ditë të tëra që mesa duket nuk ve më gjumë në sy, qysh se Sali Berisha ka nisur bashkëpunimin me strategun e rikthimit të Donald Trump në Shtepinë e Bardhë, Chris LaCivita.

Pas dështimit për ta joshur LaCivitan, ironive publike që ai ka bërë ndaj Ramës duke e krahasuar me minjtë, apo edhe deklarata e fortë në krah Sali Berishës se Edi Rama është kukull e George Soros, armikut më të madh të Donald Trump, Rama duket i dëshpëruar dhe sajon biseda Sy m’Sy me veten e tij në Facebook.

Edhe mëngjesin e ditës së sotme Rama ka deliruar në FB por pa mundur ta fshehë frikën që po e le pa gjumë prej ditësh, ngase nuk mundet dot t’u japë llogari shqiptarëve për 12 vjet qeverisje dhe shpesh ka filluar të kopjojë pjesë të programit qeverisës të kundërshtarit./Syri.net

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts