Kandidati për deputet i PD-ASHM për Qarkun e Tiranës, Klevi Balliu, zhvilloi sot takimin e radhës me banorët e zonës e Mëzez Fushë në Kashar.
Balliu theksoi se programi ekonomik i PD-së, e përfaqëson biznesin e vogël, pasi sipas tij ato nuk do të taksohen nga qeveria me më shumë se 1%.
Ai shtoi se qytetarët po e mirëpresin programin ekonomik të PD-së.
“Sot në Mëzez Fushë, në çdo rrugicë që shkojmë qytetarët përqafojnë ndryshimin. Në takim me bizneset dhe qytetarët shpjeguam programin e Partisë Demokratike për biznesi i vogël:
• Duke filluar me caktimin e limitit prej 1% të taksimit nga pushteti lokal për biznesin e vogël.
• Ulja e çmimit të energjisë nga 24 lek në 6 lek kilovati.
• Biznesi me 180 mijë euro xhiro vjetore do të kenë zero taksim.
Koha për një qeveri serioze dhe jo tallavaje.”, shkroi Balliu në postimin e tij në Facebook.













