LajmeSociale

Tri ditë pa ujë në qendër të Tiranës

Pikërisht te kulla nëntëkatëshe, sot dita e tretë pa ujë. Banorët, ata që kanë mundësi, dalin e blejnë bidonë me ujë të pijshëm, për t’u larë. Ata që s’kanë mundësi, që s’kanë pare, dhe këta janë shumica, rrinë pa larë dhe pa u larë.

Kriza filloi sapo mbaroi festivali tallava i Edi Ramës në sheshin Skënderbej.

Premtoi “pasaportë europiane” (sikur e paska në dorë ai!), dhe asgjë tjetër. Dyqind metra më tej, qytetarët s’kanë ujë në rubinet.

Banorët i sheh në holl tek flasin me njëri-tjetrin të revoltuar, bëjnë telefonata, shajnë, por të gjithë këto nuk shndërrohen në ujë të rrjedhshëm.

Askush nuk thotë kur do të ketë ujë për ta.

Pa ujë në qendër të kryeqytetit, në vitin 2025!/Syri.net.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts