Bota

Trump këmbëngul se lufta tarifore po ecën mirë teksa frika e recesionit rritet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump këmbëngul se lufta e tij tregtare me pjesën më të madhe të botës “po shkonte vërtet mirë” pavarësisht frikës në rritje të recesionit, teksa Pekini rriti tarifat për eksportet e SHBA në Kinë.

Ndërsa presidenti i SHBA tha se strategjia e tij agresive e tarifave po ecte mirë, një sondazh ekonomik zbuloi se pritjet e konsumatorit amerikan për rritjen e çmimeve ishin rritur në nivelin më të lartë të katër dekadave.

Shtëpia e Bardhë pohon se ekonomia amerikane është në prag të një “epoke të artë”, dhe se dhjetëra vende që tani përballen me një tarifë amerikane prej 10%, pasi Trumpi anuloi planet për të vendosur tarifa më të larta deri në Korrik, po përpiqen të bëjnë marrëveshje.

Pekini ngriti tarifat kineze për produktet amerikane në 125% dhe akuzoi Trump për tarifat ndaj tyre.

“Edhe nëse SHBA vazhdon të vendosë tarifa edhe më të larta, kjo nuk do të kishte më asnjë rëndësi ekonomike dhe do të hynte si shaka në historinë e ekonomisë botërore”, tha ministria kineze e Financave.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts