Politika

“Demokracia drejt shpëtimit”/ Artur Roshi: Hapja e fushatës së Opozitës ishte madhështore…

Në një postim të bërë në Facebook, kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, që është pjesë e koalicionit me PD, vlerësoi lart hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Sipas tij, pjesëmarrja masive dhe entuziazmi i qytetarëve treguan një moment të rëndësishëm shprese për vendin.

Pavarësisht motit të ftohtë, njerëzit qëndruan të mbërthyer deri në minutën e fundit të ceremonisë. Askush nuk donte që të mbaronte,” shkruan Roshi.

Ai shtoi se ky ishte një sinjal i qartë se shqiptarët po kërkojnë një ndryshim të madh, dhe se shpresa për shpëtimin nga situata aktuale politike dhe ekonomike po merr formë.

Shpresa e shpëtimit të vendit nga gropa ku është zhytur mori hovin e të pandalshmes. Demokracia e vendit po ecën drejt shpëtimit,”, thotë kreu i PBKD.

Duke përmendur datën e zgjedhjeve, Roshi e cilësoi 11 Majin si një moment kthese për vendin.

11 Maji është dita e të ardhmes,” përfundoi ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur për ndryshimin.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts