Politika

“Ky nuk është projekt për karrige, por është projekt për çdo qytetar!/ Berisha: Do pastrojmë shtëpinë nga krimi dhe korrupsioni

 Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot programin e forcës së tij politike dhe koalicionit. Berisha tha se ky nuk është projekt për karrige, por është projekt për çdo qytetar. Ai shtoi se do të pastrojnë “shtëpinë” nga krimi dhe korrupsioni. Gjithashtu Berisha tha se do të ketë tansparencë maksimale në çdo akt, në çdo qindarkë. 

“Dhe u garantoj se korrupsioni do shpallet vepër penale e rëndë. Bajrët, Çelët, Ponjat dhe kjo racë kriminelësh, së bashku me ministrat e vet, kudo që të ndodhen, në Shqipëri, në Dubai, në çdo vend të botës, do vendosen para ligjit. Nuk do mund të guxojë kush të kërcënojë shqiptarin për votë. Do nxirren nga parlamenti Çyrbet e tyre. Politika do ndahet njëherë e përgjithmonë nga krimi. Pluralizmi do jetë kryefjala jonë. Mediat e lira. Liri politikë“, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miq, Shqipëria Madhështore ka një kolonë tjetër, pastrimin e shtëpisë, kushti i të gjitha kushteve. Zero tolerancë ndaj korrupsionit. Është korrupsioni ai që po varfëron dhe mjeron çdo ditë shqiptarët dhe zhyt në luks të papërmbajtur qeveritarët. Është korrupsioni ai që lë të sëmurët pa ilaçe në mëshirë të fatit. Është korrupsioni ai që detyron të rinjtë shqiptarët të largohen nga Shqipëria. Zero tolerancë. Transparencë maksimale në çdo akt, në çdo qindarkë. Dhe u garantoj se korrupsioni do shpallet vepër penale e rëndë. Bajrët, Çelët, Ponjat dhe kjo racë kriminelësh, së bashku me ministrat e vet, kudo që të ndodhen, në Shqipëri, në Dubai, në çdo vend të botës, do vendosen para ligjit.

Nuk do mund të guxojë kush të kërcënojë shqiptarin për votë. Do nxirren nga parlamenti Çyrbet e tyre. Politika do ndahet njëherë e përgjithmonë nga krimi. Pluralizmi do jetë kryefjala jonë. Mediat e lira. Liri politikë. Janë standarde jetike për integrimin e Shqipërisë në BE. Miq, Shqipëria Madhështore do të mund të jetë vetëm atëherë kur ne ta shndërrojmë këtë vend në epiqendër të teknologjisë më të lartë. A nuk ishim ne që e sollëm Shqipërinë në epokën e internetit? Estonia do jetë shembulli dhe frymëzimi i Shqipërisë.

Ndaj i garantoj këta të rinj se ëndrrat e tyre dixhitale, se ëndrrat e tyre të Shqipërisë së teknologjisë së lartë, do jenë realitet. Do jenë këta që do i prijnë të ardhmes, do i prijnë ekonomisë, do i prijnë zhvillimit të Shqipërisë. Ky pra është projekti. Kemi 29 ditë në dispozicion. Sot kërkohet nga secili prej nesh me këtë projekt në dorë, por jo si politikanë, por me këtë projekt në dorë si misionarë, të trokasim në çdo derë, në çdo zemër tek çdo qytetar. Të ulemi, t’i shpjegojmë, ta bindim se nuk është projekt për pushtetin e Sali Berishës. Nuk është projekt për karrige.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts