Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar ashpër hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste në sheshin qendror të Tiranës, duke e përshkruar si një shfaqje boshe dhe qesharake.
Në një postim në Facebook, Dervishi ironizoi “konkretësinë” e fjalimeve të drejtuesve socialistë, që sipas tij, flisnin për gjithçka dhe asgjë në të njëjtën kohë, pas 12 vitesh dështime. Me një gjuhë therëse, ai listoi temat që supozohej të trajtoheshin: çmimet, pensionet, rrugët, trenat, emigrimi, shëndetësia, arsimi, fermerët, uji dhe siguria ushqimore, të gjitha fushat që PS i ka degraduar ndër vite.
Sipas tij, në vend të një platforme serioze për të ardhmen, fushata nisi me show, muzikë dhe zbrazëti, ndërsa vendi përballet me varfëri.
Postimi i plotë:
Sa mirë që në ditën e parë të fushatës, u fol konkretisht për tema që shqetesojne njerëzit
Te 12 drejtuesit e qarqeve që kanë 12 vjet që qeverisin folën vetëm për:
1. Çmimet/rrogat
2. Pensionet
3. Rrugët
4. Trenat
5. Emigrimin/Shpopullimin
6. Shëndetësia.
7. Arsimi
8. Fermeret/subvencionet
9. Uje
10 Siguria ushqimore
Sa konkrete që është kjo fushatë













