Politika

Programi i Opozitës, Roshi: Votoni nr.1 për të dalë nga kthetrat e mjerimit marksist të Ramës

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ishte pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u prezantua programi pë zgjedhjet parlamentare.

Në një status të bërë në Facebook, Roshi shkruan se programi i opozitës për qeverisjen e katër viteve të ardhshme është ndërtuar mbi vlera humane, konservatore dhe përfshirëse për çdo shtresë të shoqërisë.

Roshi thekson se programi parashikon mbështetje konkrete për shtresat në nevojë, rritje të ndjeshme të pensioneve për të moshuarit, si dhe financim të drejtpërdrejtë për studentët, duke e kthyer shtetin në një aktor aktiv me rol “paternalist” në ndihmë të qytetarëve.

Ministria e Nevojave të Familjes”, siç e cilëson Roshi, do të jetë një risi në kabinetin e ardhshëm, një institucion që “do të shpërndajë natyrshëm filozofinë konservatore përmes mirëqenies familjare dhe sociale.”

Ai vuri në dukje gjithashtu që programi mbështet fuqishëm biznesin, veçanërisht gratë sipërmarrëse, si pjesë e një vizioni gjithëpërfshirës ekonomik.

Në përmbyllje, Roshi bëri thirrje për mbështetje ndaj opozitës, duke e cilësuar votën për numrin 1 si një akt për t’u çliruar nga “kthetrat e mjerimit marksist të Ramës”.

Postimi i plotë në FB:

Sot pjesëmarrës në Konventën Elektorale të Partisë Demokratike si aleat i saj.

Programi i Opozitës Shqiptare për qeverisjen e katër viteve që vijnë është nje Program human për shtresat në nevojë, respektues ndaj prindërve tanë me pensione të potencuara, i jep shtetit rolin paternalist duke mbështetur financiarisht studentët dhe duke i dhënë mundësinë kujdo për të studiuar, ka një fibër ekonomike pro biznes për gratë në veçanti,etj .

Ministria e Nevojave të Familjes do jetë në Qeverinë e nesërme një mjet i mirësisë që shpërndan në mënyrë natyrale filozofia konservatore.

Pra ka një përfshirje të gjerë për çdo shtresë të shoqërisë.

Votoni Nr.1 sepse votoni për të dalë nga kthetrat e mjerimit marksist të Ramës.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts