Politika

Vasili: Qeverisja e Ramës po digjet si autobuzët urbanë në Tiranë…

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar një tjetër rast të djegies së urbanëve në Tiranë. Në një status në Facebook, Vasili shkruan se një autobus urban që ka marrë flakë ditën e sotme, duke e krahasuar këtë ngjarje me situatën në të cilën ndodhet qeverisja e kryeministrit Edi Rama.

Qeverisjes së Ramës i ka dalë flaka si urbanëve të Tiranës!”, shkruan Vasili.

Sipas tij, për plot 21 vjet Rama dhe Veliaj kanë qeverisur Tiranën dhe produkti i kësaj periudhe është një transport publik që, siç e quan ai, është “për turp dhe totalisht primitiv”.

Statusi i plotë në FB:

Qeverisjes së Ramës i ka dalë flaka si urbanët e Tiranës!

Autobus urban, që ka marrë flakë sot, ndërsa më parë kemi parë që autobuzë, që kanë përfunduar në Lanë apo që janë përplasur në mes të Tiranës e të tjera bëma pa fund.

Për plot 21 vjet Rama dhe Veliaj kanë qeverisur Tiranën dhe na kanë bërë peshqesh një trasport urban për turp dhe totalisht primitiv.

Dhe ec dëgjo këta shplarovinat e shpifur të paguar, që flasin për Tiranën moderne dhe të trasformuar.

Edhe qeverisja e Ramës, këtij individi që plot 28 vjet në politikë, ka marrë flakë si urbanët në Tiranë dhe po digjet nga korrupsioni, që plackit gjithçka dhe që është zënë për fyti nga narkotrafikantët.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts