Politika

Ndryshimi midis Oligarkëve shqiptarë nga Oligarkët në SHBA, shtysë e fortë për të mbështur opozitën në hapjen e fushatës

Nga Artur Roshi

Që ti arsyetojmë dhe të krahasojmë Oligarkët Shiptarë dhe ata amerikanë,duhet të shohim si u bënë të pasur,pra rrugën e ngritjes së tyre drejt pasurimit.

Le të marrim Bill Gates në SHBA. Ai është themelues i një prej kompanive më inovative në teknologji.Statusi i Gates-it është gati njeriu më i pasur në botë,por kjo nuk ndikon aspak mbi qeverinë dhe le të kujtojmë këtu se në vitin 1998 departamenti i drejtësisë ndërmori hapa ligjore për ta hetuar se kishte abuzuar me fuqinë e monopolit.

Le të marrim një Oligark shqiptar pa përmendur emër.Këtu Oligarku është bërë i pasur duke përfituar nga Partneriteti Publik Privat,nga koncensione të ndryshme, duke blerë të drejta publike mbi pasuri publike,duke fituar tendera me para publike,etj.Mbas pasurimit ata ndikojnë në vendimet e qeverisë për leje të ndryshme,etj.

Pra Gates u bë i pasur nën rregullat e tregut të lirë. Oligarku Shqiptar u bë i pasur nga suporti i qeverisë dhe jo nga zotësia e tij në treg të lirë.

Ky është ndryshimi thelbesor i pasurimit, midis një individi në një vend demokratik të zhvilluar në SHBA dhe një individi në një vend të prapambetrur ose siç quhet me etikë “vend në zhvillim” në Shqipëri.

Ky ndryshim përcakton qartë se Institucionet ekonomike të SHBA janë shumë të ndryshme nga Institucionet ekonomike në Shqiperi.Atje i drejton tregu,ne shqipëri i drejton qeveria.Kjo gjë vjen nga ndryshimi koncepual i mënyrave të qeverisjeve në mënyrë respektive SHBA dhe Sqipëri, për mënyren se si zhvillohet apo fitohet pasuria dhe mirëqenia.

Ngritja e Institucioneve Ekonomike që respktojne plotesisht rregullat e tregut dhe ndihmojnë bizneset në suksest e tyre në treg është një nga parametrat embrionalë të zhvillimit të qëndrueshëm në ekonominë e një vendi.

Kjo bën që qytetari mesatar në SHBA është të paktën pesëmbëdhjetë herë më i pasur se qytatari mesatar në vendin tonë.

Në amerkë dhe vendet e pasura të europës, individët janë më të shëndetshëm,jetojnë më gjatë,janë më mirë të edukuar.Ata kanë komoditete në jetën e tyre nisur që nga pushimet deri tek rrugët e karrierës, diçka që njerezit në vendet e pazhvilluara si vendi ynë vetëm mund ti ënderrojnë.

Atëhere si mund të pretendojë Rama se na çon në Europë.

Prandaj ftoj qytaret shqiptarë që të dalin sot të mbështesin Opoziten e bashkuar në hapjen e fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare të 11 majit,në mënyrë që të ndryshojmë qeverisjen,nëpërmjt saj qasjen ndaj tregut të lirë dhe ti japim vetes një shans për të lëvizur nga mbijetesa drejt jetesës.

Të tjerat janë pa vlerë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts