Politika

‘Edi Rama dhe këneta e tij e krimit, nuk janë alternativë’, Bylykbashi: Sot nisim rrugëtimin për ‘Shqipërinë Madhështore’

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Durrësin Oerd Bylykbashi ka postuar një mesazh ne rrjetin social fecebook që bën fjalë për hapjen e fushatës së opozitës ditën e sotme.

“Sot nisim rrugëtimin për Shqipërinë Madhështore. Fitorja e PD-së dhe koalicionit të udhëhequr prej saj më 11 maj, është vetëm etapa e pare”, shkruan ai.

“Edi Rama dhe këneta e tij e korrupsionit, krimit dhe trafiqeve, keq-qeverisjes, grabitjes së pronës publike dhe private, shkeljes së të drejtave, mungesës së drejtësisë dhe shpopullimit, NUK janë alternativë”.

Postimi:

Sot nisim rrugëtimin për Shqipërinë Madhështore. Fitorja e PD-së dhe koalicionit të udhëhequr prej saj më 11 maj, është vetëm etapa e parë.

Një Shqipëri për të gjithë shqiptarët, e drejtë, normale, e zhvilluar, e sigurt, me mundësi për këdo për të rritur e begatuar familjen, zhvilluar aftësitë, mundësitë, pronën dhe biznesin, është objektivi i programit tonë.

Shqipëria anëtare e Bashkimit Europian dhe shqiptarët si qytetarë dinjitozë të BE, janë qëllimi realist i programit të PD-së dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Edi Rama dhe këneta e tij e korrupsionit, krimit dhe trafiqeve, keq-qeverisjes, grabitjes së pronës publike dhe private, shkeljes së të drejtave, mungesës së drejtësisë dhe shpopullimit, NUK janë alternativë.

Më 11 maj 2025 votoni Nr. 1.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts