Politika

“Ka shumë deputetë që duan ti bëjnë këto hetime”/ Eurodeputeti social demokrat: Pse Rama nuk do hetimet parlamentare, çfarë kërkon të fshehë?

Eurodeputeti social demokrat, Sebastião Bugalho ka shprehur shqetësimin gjatë sencës dëgjimore për Shqipërinë të mbajtur sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg se pse qeveria nuk lejon hetimet parlamentare, kur ka shumë deputetë që duan ti bëjnë këto hetime. Bugalho  u shpreh se është e njohur se qeveria aktuale nuk është në fanse e hetimit parlamentar dhe ka refuzuar ngritjen e komisioneve hetimore.

“Doja të bëja një ndërhyrje të vogël dhe e kuptoj shqetësimin e disa kolegëve këtu, për mbajtjen e kësaj seance para zgjedhjeve, por ne në fakt nuk jemi dy javë para zgjedhjeve, por më shumë se 1 muaj.

Dua të them, dhe është ironike se, jemi kritikuar që po e mbajmë këtë takim para zgjedhjeve, por unë e di se disa anëtarë të këtij komisioni do  të thonë se, nëse ne e mbajmë këtë takim pas zgjedhjeve, do të thonë se nuk e njohim rezultatin, dhe mbajtja e këtij takimi do të ishtë ndërhyrje.

Nëse ne nuk do ta mbajmë këtë takim, pas para por as pas zgjedhjeve, atëherë kur do të mund ta mbanim? Asnjëherë!

Zgjidhja për të mos kritikuar dhe po flas për deputetët jo anëtarë të këtij komisioni, është thjeshtë të mos flasin.

Dy çështje të vogla.

Është e njohur se qeveria aktuale nuk është në fanse e hetimit parlamentar dhe ka refuzuar ngritjen e komisioneve hetimore. Dua të di nëse kjo është çështje principi, është një zakon, apo është diçka për të cilën ata nuk duan të flasin.

Pse ata nuk duan hetime parlamentare, kur ka shumë deputetë që duan ti bëjnë këto hetime.

Dhe pyetja e dytë e imja është për të gjithë ju folës këtu që marrin pjesë në këtë takim është e thjeshtë; sipas mendimi tuaj, Kremlini apo Uashingtoni janë më të interesuar që Shqipëria të mos jetë pjesë e BE-së që sot” deklaroi eurodeputeti Sebastião Bugalho.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts