KronikëLajme

Masakroi studenten shqiptare/ Prindërit e filipinasit kërkojnë falje: Jemi në gjendje shoku, të frikësuar…

Prindërit e Marc Anthony Samson, i riu filipinas që vrau me thikë 22 vjeçaren shqiptare, Ilaria Sula, kërkojnë falje për gjithçka ka ndodhur.

Janë të shkatërruar nga dhimbja, në gjendje shoku e të frikësuar. Kërkojnë falje për gjithçka që ka ndodhur“, ka deklaruar këtë pasdite avokati i familjes së autorit të vrasjes së 22 vjeçares shqiptare Ilaria Sula.

Pas 3 orë marrje në pyetje nëna e Marc Anthony Samson është vënë nënë hetim për “bashkëpunim në fshehjen e trupit”.

Gazetarja e Syri TV, në Itali, Alba Kepi, raporton se babai i tij në momentin e krimit nuk ka qenë i pranishëm.

Mbi 200 tullumbace të bardha kanë fluturuar sot në qiellin e Ternit, lëshuar gjatë ceremonisë së varrimit të Ilaria Sula, studentes, 22 vjeçare bijë e një familje emigrantësh shqiptarë.

Mbi 3000 persona kanë marrë pjesë në këtë ceremoni ku mjaft prej tyre studentë të Universiteteve të Romës, miq e kolegë të saj, si dhe aktivistë e qytetarë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts