Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, vijon të kryejë takime në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet Parlamentare, të cilat do të zhvillohen më 11 Maj.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, zoti Roshi sjell në vëmendje takimin e zhvilluar në Gjirokastër.
Roshi theksoi qëllimin e tij politik për të zgjeruar mbështetjen e opozitës dhe për të kontribuar në një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet kandidatëve të saj.
Ai shprehu gjithashtu mbështetje të veçantë për Alma Kore (Buci), kandidate për deputete për PD, duke e cilësuar atë si një përfaqësuese të denjë të traditës nacionaliste dhe patriotizmit në Gjirokastër.
Qëllimi im politik është ekspansioni i votave të opozitës duke mbështetur kandidatë të caktuar të opozitës, por duke ruajtur frymën e bashkëpunimit ndërmjet tyre, për të rritur rezultanten vektoriale të rezultatit të Opozitës në 11 Maj.
Mbështetja specifike e Ballit Kombëtar Demokrat në Gjirokastër do të shkojë për kandidaten për deputete znj.Alma Kore (Buci) si kandidatja që ndan me qytetarët traditën e familjes nacionaliste në kufijtë e patriotizmit, shembullin e mirësisë që ka ndarë gjithë jetën babai i saj dr.Islam Buci.
Një përfaqësues i PBKD në Gjirokastër më tha: është nder për ne dhe gjithë Opozitën të paraqesim si kandidate për deputete si znj. Alma Kore para qytetarëve këtu.
Dua të falënderoj kryetarin e PBKD_Gjirokastër z.Erxhil Islami.
Dua të falënderoj menaxherin me eksperiencë dhe energji politikike z.Paping Këllëçi për gadishmërinë fisnike për të mbështetur Alma Kore.
Dua të falënderoj gjithë aktivistët-menaxherë të PBKD të fushatës atje duke ju kërkuar ndjesë që nuk do ju përmend emrat.











