Sociale

Rikthehet bora në Dibër, Kukës e Shkodër, policia apel drejtuesve të mjeteve

Në zonat malore të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës. Në Qafën e Thorës trashësia e dëborës ka arritur në 5 cm. Deri tani nuk raportohet për problematika në qarkullimin e automjeteve.

Reshje dëbore janë regjistruar dhe në segmentin Fushë-Dukagjin – Tuneli i Kalimashit.

Policia ka apeluar drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këto akse për shkak të lagështirës në rrugë.

Drejtuesit e automjeteve  këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kryesisht në zonat malore. Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë”, apelon policia.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts