Bota

Trump godet kartelin e Sinaloas, Rubio: Sanksionet do të mbrojnë sistemin financiar të SHBA-së dhe…

Senatori amerikan Marco Rubio ka reaguar pas masave të marra nga Administrata Trump kundër një rrjeti pastruesish parash që operojnë për Kartelin e famshëm të Sinaloas. Rubio theksoi rëndësinë e këtyre veprimeve për sigurinë kombëtare dhe për mbrojtjen e sistemit financiar të Shteteve të Bashkuara.

Administrata Trump ka marrë masa vendimtare kundër një rrjeti pastruesish parash që mbështesin aktivitetet e Kartelit të Sinaloas. Duke ndërprerë rrjedhën financiare për kartelin, këto sanksione do të mbrojnë sistemin financiar të SHBA-së, do të dobësojnë aftësinë e kartelit për të futur drogë vdekjeprurëse në SHBA dhe do të mbrojnë jetët e amerikanëve,” u shpreh Rubio në rrjetin X.

Këto sanksione janë një hap i rëndësishëm për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, duke kontribuar në forcimin e sigurisë kombëtare dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve amerikanë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Ky është Papa i ri, Leo XIV

Papa i ri është kardinali amerikan Robert Prevost i SHBA-së, papa i parë amerikan në histori. Kardinali Robert Francis Prevost i Shteteve të Bashkuara është zgjedhur papa i 267-të dhe së shpejti do të dalë në ballkonin e…