Java vjen me energji të fuqishme nga Hëna e Plotë dhe disa kombinime planetare të rralla.
Për disa shenja, kjo është një javë suksesi dhe rilindjeje, ndërsa të tjerët duhet të ecin me kujdes mes emocioneve, vendimeve dhe surprizave të papritura.
Shenjat më me fat të javës:
1. Shigjetari
Dielli dhe Jupiteri hapin rrugë të reja për dashurinë dhe krijimtarinë. Energji pozitive, takime frymëzuese dhe mundësi për të dalë nga rutina.
2. Peshorja
Hëna e Plotë në shenjën tuaj sjell një rifillim emocional. Marrëdhëniet përmirësohen dhe qëllimet personale marrin drejtim të qartë.
3. Luani
Një javë e mbarë për karrierën dhe sukseset personale. Dielli ju mbështet në vendimet e rëndësishme dhe në përmirësimin e imazhit publik.
Shenjat që duhet të bëjnë kujdes:
1-Akrepi
Pavarësisht zhvillimeve pozitive, mund të ketë tensione të fshehura në marrëdhënie. Kujdes me impulsivitetin dhe fjalët e nxituara.
2. Peshqit
Marrëdhëniet kërkojnë më shumë qartësi. Mos lini vend për paqartësi apo iluzione në komunikim dhe vendime.
3. Virgjëresha
Disa vështirësi të vogla financiare ose emocionale mund të kërkojnë më shumë durim dhe ristrukturim. Mos nxitoni në vendime të mëdha.












