Qeveria ka propozuar lehtësira për të huajt që dëshirojnë të punësohen në Shqipëri. dokumenti parashikon dhënien e kartës blu për profesionistët por edhe lehtësira për çdo kategori përfshirë dhe studentët
Të huajt punëtorë të kualifikuar që duan të punojnë në Shqipëri do të pajisen me një leje unike që do të quhet karta Blu Al. Kjo parashikohet draftin tashmë i depozituar në Kuvend që përcakton se për ta përfituar, punonjësit duhet të kenë një kontratë pune që kërkon aftësi të larta.Projektligji parashikon lehtësira edhe për të huajt që nuk kanë një profesion të caktuar, por që duan të punësohen në vend.
Leje unike pritet te ketë edhe për punonjësit sezonalë edhe ata shtëpiakë. Aplikimi kërkohet të bëhet vetëm online nëpërmjet portalit e-Albania.
Një tjetër ndryshim është edhe shtimi i periudhës së përjashtimit nga penalitetet për ata të cilët e tejkalojnë afatin e qëndrimit dhe lehtësimin e procedurave për viza afatshkurtra dhe ato transit.
Studentet dhe kërkuesit shkencore do të kenë mundësinë më të thjeshtuara për të qëndruar në Shqipëri. Si argument për këtë nismë është paraqitur përshtatja me legjislacionin evropian, por vjen dhe në një kohë kur ka një rritje të kërkesës për punonjës.Të dhënat e Agjencisë Kombëtare e Punësimit tregojnë se në vendin tone janë punësuar mbi 13 mijë shtetas të huaj
9,825 aplikime ka pasur në vitin 2023 për lejet unike, prej të cilave 53% e totalit janë dhënë në sektorë të Industrinë përpunuese, Akomodim, ndërtim si dhe Tregti.
Pasi zbrazi Shqipërinë qeveria e rilindjes po mundohet të afrojë te huajt që të integrohen në sistemin e punës në Shqipëri duke “shpikur” edhe ketë model ta pajisjes me dokumente.
Në shumicën e rasteve edhe ata të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë për të punuar vetëm pas pak muajsh janë larguar në drejtim të Evropës. E kanë përdorur Shqipërinë si trampolinë për të ikur diku tjetër ose janë kthyer mbrapsht ne vendin e origjinës pasi kanë parë nivelin e jetesës dhe pagesës në vendin tonë./SyriNet













