Sport

Di Canio: Nëse mbyllet sezoni tani, ‘Topin e Artë’ e fiton…

Ish-lojtari Paolo Di Canio ka mbështetur Mohamed Salah për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon.

Ai beson se ylli i Liverpoolit ka qenë lojtari më i mirë këtë sezon, por shtoi se Champions League mund të luajë një rol të madh në vendimin përfundimtar.

Duke folur për “FootItalia.com”, Di Canio mendoi se Salah duhet të ishte fituesi i “Topit të Artë” nëse vendimi do të merrej për paraqitjet e deritanishme këtë sezon.

Megjithatë, 56-vjeçari dyshon nëse egjiptiani do të përfundojë fitues i çmimit, pasi Liverpooli është jashtë Champions League dhe fituesi i “Topit të Artë” mund të vendoset nga kush fiton kompeticionin elitar.

Ai tha: “Ne e dimë që duhet të bësh diçka të veçantë në kompeticionet e ndryshme dhe jo vetëm në Premier League. Nga këndvështrimi im, nëse e ndalojmë sezonin tani, sigurisht që nuk ka dyshim për mua, Salah do ta fitonte ‘Topin e Artë’.

Por kanë mbetur edhe dy muaj nga sezoni. Champions League, kombëtaret. Ai gjithashtu e ka një problem, nuk dua të them problem sepse ai është krenar që është lojtar i Egjiptit.

Por varet se çfarë bën me kombëtaren, apo jo? Europiani, Kupa e Botës, kompeticione të ndryshme. Por Champions League bën ndryshimin”.

Liverpooli u eliminua nga Champions League këtë sezon nga Paris Saint-Germain në raundin e 1/8-ave.

Ata janë gjithashtu jashtë FA Cup dhe humbën finalen e Carabao Cup kundër Newcastle (2-1) më 16 mars.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts