KronikëLajme

Dosja ‘5D’/ GJKKO: Zyrtarët e Bashkisë Tiranë do të përballen në gjyq, s’ka gjykim të shkurtuar…

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendim për mospranimin e kërkesës së zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, për gjykim të shkurtuar.

Të pandehurit e dosjes ‘5D’ do të procedojnë me gjykim të zakonshëm, ndërsa do të duhet të përballen me çdo akuzë dhe të japin llogari para togave të zeza.

Ndërkohë, seancën e zhvilluar këtë të enjte, prokurori i çështjes ka kërkuar më shumë kohë për të plotësuar të dhëna për të pandehurit.

Zyrtarët e Bashkisë Tiranë që janë marrë të pandehur në dosjen 5D, janë Redi Molla, Taulant Tusha e Mariglen Qato, si dhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Jaku dhe Nestor Muhametllari.

Senaca e së enjtes është shtyrë dhe do të zhvillohet më 17 Prill, ora 09:30.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts