LajmePolitika

Programi i PD/ Bardhi takim me qytetarët në Lushnjë: Asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro…

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se asnjë pensionist nuk do të ketë më pension nën 200 euro, nëse PD vjen në pushtet.

Gjatë një takimi me pensionistët në Lushnjë, ku ishte i pranishëm edhe kandidati demokrat Gentian Çela, Bardhi u shpreh se dy problemet kryesore të pensionistëve janë pensionet dhe ilaçet.

Me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, pensionet aktuale nuk mund të mbulojnë as nevojat më bazike. Ndërsa barnat e rimbursueshme nuk janë efektive, duke detyruar shumë pensionistë të blejnë ilaçe të tjera me kosto të larta”, tha ai.

Bardhi prezantoi planin e PD-së për pensionistët, i cili do të realizohet brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

Postimi në FB:

Asnjë pension nën 200 euro!

Sa herë takohem me pensionistët, janë dy çështje që gjithmonë janë në përkeqësim: pensionet dhe ilaçet. Me çmimet në stratosferë, pensionet nuk dalin për asgjë. Në një pjesë të madhe, ilaçet blihen, sepse ata me rimbursim, nuk kanë efekt. Këto shqetësime na u përcollën edhe në Lushnjë në një takim që patëm me pensionistët, bashkë me kandidatin Gentian Çela.

Ne kemi një plan të qartë që pensionsitët të kenë një jetë sa më dinjitoze dhe që do ta zbatojmë brenda 100 ditëve të para:

Nuk do të ketë më pension nën 200 euro.

Reformim të listës së barnave sipas nevojës së pensionistëve

Siguri për ilaçet me vendosjen e standardeve më të larta të BE-së.

Jemi gati për të bërë më të mirën për prindërit tanë!  Voto nr. 1, Voto PD!

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts