LajmePolitika

Berisha: Shkodra do e mësojnë shumë shpejt se ç’përfaqëson Beci i Dobraçit! Spahia shkon në SPAK vetëm pse zbatoi ligjin

Lideri i Partisë Demokratike e cilëson qytetin e Shkodrës si bastion të konservatorizmit dhe vlerave të lirisë.

Lidhur me akuzën e ngritur ndaj ish-kryebashkiakut Bardh Spahia, Berisha ka argumentuar se ky i fundit po përballet me drejtësinë vetëm pse ka zbatuar ligjin.

Nga ana tjetër, Berisha ka lënë të kuptohet se shumë shpejt qytetarët e Shkodrës do të mësojnë të vërtetën për kryebashkiakun aktual, Benet Beci, duke e akuzuar këtë të fundit se është i shantazhuar nga Edi Rama.

Pjesë nga deklarata e liderit të PD, Sali Berisha:

Shkodra ka ditur të triumfojë gjithmonë mbi diktatorët dhe diktaturat.

Kësaj here, Shkodra do u japë leksionin më të merituar atyre që menduan se mund ta nëpërkëmbin.

Shkodra është bastion i përjetshëm i vlerave të konservatorizmit, i besimit tek Zoti, tek familja, tek atdheu.

Këtu këto vlera nuk kanë vdekur kurrë dhe nuk vdesin kurrë.

Këto janë vlerat themelore të lirisë, këto janë vlerat themelore të konservatorizmit.

Shkodra është djepi i tyre.

…Zoti Spahia na nderon në Shkodër.

Dhe shpejt qytetarët e Shkodrës do marrin vesh se kush është ai që i qeveris aty, se çfarë përfaqëson bashkiaku i Dobraçit.

Do e mësojnë shumë shpejt.

U jap fjalën se qytetarët e Shkodrës do mësojnë shumë shpejt se ç’përfaqëson Beci i Dobraçit.

Kurse Bardh Spahia shkon në SPAK se ka zbatuar ligjin, ka mbrojtur kodin e një zyrtari, i cili nuk mund të pranojë delinkuentë në administratë.

Pra, ai proces na bën nder të gjithëve ne dhe i bën nder Shkodrës dhe çdo qytetari.

Tani, e vërteta është që ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin, me të cilën e mban peng Edi Rama.

Por ne jemi kundër politikës së pengjeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts