KronikëLajme

Detaje nga masakrimi i 22-vjeçares/ I dashuri filipinas e goditi me thikë dhe trupin e futi brenda në valixhe

Është zbardhur dinamika e vrasjes së 22-vjeçares shqiprare, Ilaria Sula, e cila dyshohet se u godit me thikë brenda një apartamenti në Romë nga i dashuri i saj filipinas.

23-vjeçari dyshohet se më pas e ka futur trupin e viktimës brenda një valixheje dhe e ka dërguar në një zonë pyjore në Poli.

Sipas hetimeve fillestare, e reja kishte pasur një lidhje me të riun filipinas, i cili u dërgua në komisariat dhe më pas u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje, si edhe fshehjes së kufomës.

Tabulatet e celularit të viktimës kanë “tradhtuar” 23-vjeçarin, i cili e përdori telefonin e studentes shqiptare për të shkëmbyer mesazhe, si edhe për të publikuar postime në rrjetet sociale të Ilarias.

Zbulimi makabër u bë nga disa persona që frekuentojnë zonën pyjore të Polit, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Ilaria Sula ka studiuar Statistika në Universitetin Sapienza. Pas zhdukjes së saj, përveç familjarëve, të cilët kishin alarmuar në rrjetet sociale, për ta kërkuar u mobilizuan edhe miq e kolegë, të cilët shpërndanë fotografi të shumta të së resë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts