KronikëLajme

Ngacmoi seksualisht të miturën, Prokuroria Fier kërkon lënien në burg për autorin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar caktimin e masës “Arrest në burg” për shtetasin me iniciale Sh. L., i cili akuzohet për veprën penale të “Ngacmimit seksual” ndaj një vajze të mitur.

Kallëzimi është bërë nga familja e të miturës një ditë më parë, e cila ka deklaruar se shtetasi Sh. L., ka kryer veprime të papranueshme seksuale ndaj vajzës së saj.

Pas hetimeve dhe mbledhjes së provave, shtetasi Sh. L., është arrestuar nga policia ndërsa Prokuroria ka kërkuar vlerësimin ligjor të arrestit , duke kërkuar që të caktohet masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts