LajmePolitika

‘Më 12 Maj publikohen gjetjet e para’/ Ambasadori i OSBE-ODIHR zbulon se ku do të jetë fokusi për zgjedhjet

Misioni i OSBE-ODIHR mbajti këtë të mërkurë një konferencë lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ambasadori Lamberto Zannie, u shpreh se ditën e zgjedhjeve do të ketë të pranishëm në vend një delegacion të madh nga Asambleja Parlamentare e OSBE, Këshilli i Evropës, si dhe një delegacion i Parlamentit Evropian.

Sipas Zannie, OSBE ODIHR do monitorojë nga afër të gjitha aspektet e zgjedhjeve, dhe një fokus të madh do ketë dhe fushata zgjedhore në rrjetet sociale.

Sakaq, do kryhen dhe takime me përfaqësues të autoriteteve shtetërore, partive politike, të shoqërisë civile dhe mediave.

Fillimisht dy javë para zgjedhjeve do të bëhet një raport për të gjithë ata që interesohen për punën që do kryejë OSBE, ndërsa me datë 12 maj do publikohen gjetjet e para të misionit lidhur me zgjedhjet parlamentare. Pas disa muajsh nga zgjedhjet, do të publikohet raporti me rekomandimet përkatëse për procesin zgjedhor demokratik në Shqipëri.

Në ditën e zgjedhjeve do të jetë një mision më i madh, bashkë me ne do të jenë gjithashtu edhe delegacione nga ansambleja parlamentare e OSBE, Asambleja e KE e nje delegacion nga PE.

Ashtu sikurse ishte misioni OSBE ODIHR ndër vite, edhe objektivi i këtij është të vlerësojë mënyra si do kryhen zgjedhjet ketë vit, nëse ato do jenë në përputhje lidhur me angazhimet që ka ndërmarrë Shqipëria lidhur me OSBE, e me detyrimet e standardet e tjera ndërkombëtare qe rregullojnë zgjedhjet demokratike, sigurisht edhe nëse janë në përputhje me legjislacionin vendas.

Për arritjet e këtij objektivi që ka ODIHR, ne do monitorojmë nga afër të gjitha aspektet e zgjedhjeve. Disa fusha specifike me interes për misionin do të jenë zbatimi i kuadrit ligjor, zhvillimi i fushatës duke përfshirë edhe atë në rrjetet sociale, puna e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, zgjidhja e mosmarrëveshjeve me zgjedhjet dhe mbulimi mediatik në përgjithësi. Vëzhguesit do vlerësojnë zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të ODIHR.

Si pjesë e këtij procesi do jenë gjithashtu dhe takime sistematike me përfaqësues të autoriteteve shtetërore, partive politike, shoqërisë civile, media, pjesë këto të pandashme.

Ne do kemi fillimisht dy javë para zgjedhjeve një raport për të informuar të gjithë interesuar për aktivitetin e këtij raporti. Një ditë pas zgjedhjeve do kemi gjetjet paraprake të misionit që do prezantohen në një konferencë për shtyp. E në fund, do bëhet një vlerësim në tërësi përmes një raport përfundimtar që do mbajë rekomandimet përkatëse e do publikohet disa muaj pas zgjedhjeve”, tha Ambasadori Lamberto Zannie

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts