LajmePolitika

Studentët e refuzuan, Rama vijon sërish me karriget e “monologut”

Kryeministri Edi Rama ka rivendosur karriget e “dialogut” para Kryeministrisë, pavarësisht se studentët dhe të rinjtë protestues refuzuan një ditë më parë ofertën e tij.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Rama vijon t’u bëjë thirrje protestuesve për dialog, duke përsëritur mesazhin se pakënaqësitë dhe problemet nuk e justifikojnë dhunën.

“Ka 1001 pakënaqësi, ka 1001 halle, ka 1001 probleme. Mund të ketë dhe 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun. Me dialogun që ndajnë të njëtin ide, si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë”, shprehet Rama në video.

Studentë refuzuan një ditë më parë dialogun e kërkuar nga kryeministri, due thyer karriget që ai kishte vendosur para Kryeministrisë. Rama nuk doli vetë përballë studentëve që i kërkojnë dorëheqjen, por nxori përfaqësuesen e tij Manjola Hasën. Të rinjtë u shprehën qartë se nuk do të ketë dialog me Ramën.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts