Nga Arlind Bajaj
Ndodhemi sot këtu përballë Bashkisë Vlorë, një prej institucioneve të vetme që ka mbetur në qytetin e Vlores, për të protestuar për të drejtat tona. Jo vetëm për të drejtat e qytetarëve të Vlorës, por për çdo qytetar shqiptar.
Zvërneci sot është kryefjala në të gjithë Shqipërinë. Një investim totalisht pa transparencë, në një zonë të mbrojtur. Një investim i cili ka çuar në një perplasje mes protestuesve qytetare totalisht paqësorë dhe personave të panjohur të mbuluar me maska. Pergjegjës i gjithë kesaj situate të sotme është vetëm krimministri Rama. Ai që me anë të centralizimit të vendimeve ka çuar Shqiperinë në këtë situatë kritike.
Të shohim sot Vlorën dhe situatën kritike të saj. Vlorës i janë hequr drejtoritë më të rëndësishme, për arsyen e vetme, përqëndrimin e çdo të ardhure në dorën e tij. Bashkia është një ndër të vetmet institucione të mbetura në qytet, të lënë në dorën e mikeshës së tij Bruna, e cila sa vjen dhe e degradon më shumë atë.
Por kjo situatë është kudo. Në çdo cep të Shqipërisë. Pyetja që lind natyrshem është: Ku është Shqipëria që i është premtuar votuesve?
Ku është Shqipëria e pagave të larta?
Ku është Shqipëria e pensioneve dinjitoze?
Ku është Shqipëria e shëndetësisë falas?
Ku është Shqipëria e mundësive për të rinjtë?
Më në fund ka ardhur dita që shqiptarët të ngrihen. Që pas 13 vitesh regjim të mos kërkojnë më premtime por të kërkojnë llogari.
Të kërkojnë llogari për gjyshrit e tyre, që pas 40 apo 50 vitesh pune nuk paguajnë dot as ilacet e tyre. Të kërkojnë llogari për familjet e tyre qe nuk përballojnë dot më jetesën. Të kërkojnë llogari për personat me aftësi të kufizuar të cilët kanë mbeshtetje, më shume se të ulët. Të kërkojnë llogari për rininë, që shohin si të mundur çdo alternativë perveç se asaj të qëndrimit në vendin e tyre.
Por një vend që humbet rininë e vet, humbet të ardhmen.
Sot nuk jemi mbledhur këtu për të mbrojtur interesat e një partie. Jemi mbledhur për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Jemi mbledhur që të degjohet zëri i pensionistit, zëri i te riut, zëri i biznesit, zëri i familjes shqiptare. Jemi mbledhur edhe në mbrojtje të gjithë administratës të cilët, të kërcënuar për vendin e punës dhe të ardhurat familjare ndodhen në takimin e hajdutit Rama.
Sepse ky vend nuk i përket vetem atij, por i perket te gjithë shqiptarëve. Krimministër jep dorëheqjen!













