Kuvendi Kombëtar i PD miratoi sot rezolutën e Këshillit Kombëtar për qëndrimin e partisë ndaj zgjedhjeve parlamentar të 11 Majit 2025.
Sipas rezolutë, PD shprehet se misioni i saj madhor ka qeenë dhe mbetet ‘Shqipëria Evropiane’ dhe ‘Shqipëria si e gjithë Evropa’ dhe gjykon se “ndalimi i menjëhershëm i shpopullimit të Shqipërisë si kërcënimi më serioz që përballet Shqipëria, nëpërmjet shkëputjes së Shqipërisë nga shtetkapja dhe krimi i organizuar, lufta pas asnjë kompromis kundër pastrimit të parave, korrupsionit dhe keqqeverisjes, janë prioritete absolute të saj”.
Në rezolutën e miratuar, PD ka vlerësuar OSBE/ODIHR, Partinë Popullore Evropian dhe Unionin Ndërkombëtar Demokrat për mbështetjen e ofruar në luftën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Konsideron zgjedhjet e lira dhe të ndershme si mekanizëm thelbësor që garanton pluralizmin politik dhe vlerat e familjes evropiane ku duam të bëhemi pjesë. Për këtë arsye Partia Demokratike do beje çdo përpjekje për një qeveri teknike, për të garantuar minimumin e standardeve të pranueshme zgjedhore, si parakusht për rotacionin politik që presin shqiptarët.
Mbështet me të gjitha forcat dhe mundësitë e saj procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, si interes madhor kombëtar që shpreh aspiratat shekullore të shqiptarëve. Por njëkohësisht deklaron se Shqipëria në Evropë duhet të shkojë për meritë të saj, duke plotësuar të gjitha standardet evropiane drejtësisë dhe të shtetit ligjor.. Ne kundërshtojmë më forcën më të madhe çdo projekt paralel që lë mënjane plotësimin e standardeve në këmbim të një anëtarësimi gjysmak”, thuhet në rezolutë.
Partia Demokratike deklaron se në çdo strukturë do të angazhohet në çdo kauze të drejtë në mbrojtje të qytetarëve të saj, të shtetit ligjor, të mirëqeverisjes, dhe transparencës, të normave demokratike, të lirisë së shprehjes dhe besimit.
“Për të realizuar misionin e saj, Kuvend Kombëtar i Partisë Demokratike bën një thirrje të sinqertë për bashkimin e të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë në një front të vetëm opozitar, duke lënë mënjane çdo dallim, në emër të objektivit tonë të përbashkët: përmbysjes së regjimit autokratik dhe kleptokratik, si dhe mundësimit të së ardhmes së Shqipërisë tonë Evropiane”, përfundon rezoluta.











