Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi një takim të hapur në kuadër të Reformës Territoriale.
Berisha e konsideroi si një nga aktet më të rënda që i është bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke e konsideruar në thelb një ‘antireformë’ që ka për qëllim shpërbërjen e bashkive dhe komunave.
“Reforma apo shkatërrimi që iu bë qeverisjes vendore pas ardhjes në pushtet të partisë së krimit, është një nga goditjet më të rënda që iu dha interesave të qytetarit shqiptar. Antireforma që iu qeverisë vendore kishte dy kritere themelore: vjedhjen dhe votën. U shuan me një të rënë të lapsit me dhjetëra e dhjetëra komuna dhe bashki kundërshtare, dhe u bënë ndarje të tilla, ku në një korpus prej 1 milionë banorë ka vetëm 4 njësi të qeverisë vendore, dhe në një korpus me 120 mijë banorë ka 7 njesi të qeverisjes vendore. Krahasimi është Tirana dhe Gjirokastra.
A mund të imagjinoni ju, në një kohë kur Kashari është qyteti i 9-të në vitin 2011, ka qenë qyteti më i madh i Shqipërisë në banorë, në regjistrimin e vitit 2011. Se regjistrimi i fundit është i falsifikuar, asnjë shqiptar e ftoj të mos i referohet, se janë shifra të gatuara një vit rresht në institutin e mashtrimit të statistikave”, deklaroi Berisha.
Berisha e cilësoi spastrim etnik duke e konsideruar reformën territoriale si komponent të platformës së Cubrilovicit.
“Procesi i urbanizimit është një ligj i zhvillimit, por kur ky ndodh për shkak të kushteve të papërshtatshme jetësore, ky është spastrim etnik. Ata ikin. Sepse çfarë kishte platforma e Çubrilloviçit: mos ndërto rrugë, mos ndërto shërbime, mos ndërto shkolla. Kjo është ajo. Nuk është e tëra: vriti, vriti. Jo, nuk është ashtu. Dhe mërziti që të largohen. Thelbi i platformës të Çubrilloviçit për shqitparët në Kosovë është të mërziten që të largohen nga vendi i tyre. Edhe këtu antireforma e Edi Ramës është një komponent thelbësor i platformës së Çubrilloviçit për spastrimin e Shqipërisë”, theksoi lideri i PD.












