LajmePolitika

Fshati digjet, Rama krihet… qytetarët ‘mbërthejnë’ kryeministrin në komente: Çmimet në qiell, spitalet pa analiza

Çmimet e ushqimeve po kapin majat çdo ditë. Nafta, falë Bordit të qeverisë, shënoi një ‘rënie’ të ndjeshme, nga 203 lekë/litri brenda 24 orësh kapi vlerën e 218 lekë/litri. Shoqëritë e transportit brenda Tiranës kanë njoftuar reduktim të linjave urbane dhe orareve. Lëvizja nga qyteti në qytet po iu kushton shqiptarëve më shumë.

Kjo është panorama që përfaqëson “Shqipërinë në BE 2030” të Edi Ramës. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për rritjen galopante të çmimit të ushqimeve, e sa i përket naftës, bëri të kundërtën e asaj që premtoi.

Për kryeministrin kushtet ekonomike të qytetarëve shumëzohen me zero. Rama vijon reklamimet e arritjeve afatshkurtra të qeverisë së tij, sidomos kur vjen puna te rrugët që po shemben. Së fundmi ai ka prezantuar hapat e fundit të projektit “Lungomare 3” dhe është përballur me një seri kritikash në komente.

Qytetarët i kanë rikujtuar Ramës çmimet e larta, naftën e papërballueshme dhe spitalet pa analiza. Një realitet krejt tjetër nga ai që Rama zgjedh të prezantojë në Facebook, shpaloset në komente të cilat kryeministri me siguri i lexon si argëtim.

Fshati digjet, Rama krihet... qytetarët ‘mbërthejnë’

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts