LajmePolitika

Spiropali e pranon: Doli fjala e Berishës, e paralajmëroi largimin tim

Pas shkarkimit nga posti i ministres, Elisa Spiropali foli sot në Kuvend nga karrigia e deputetes. Në fjalën e saj, Spiropali pranoi se Sali Berisha e kishte paralajmëruar më herët largimin e saj.

Deputetja socialiste deklaroi se Berisha kishte pasur të drejtë për shkarkimin, ndërsa për këtë fakt, u shpreh e habitur më shumë se sa largimi nga posti me firmën e Ramës.

“Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë tjetër të huaj. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas sic duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Çdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër”, tha Spiropali.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts