Politika

Berisha kundër ndryshimit të komisioneve: Ky është një provokim

Sali Berisha ka shprehur kundërshtinë e tij kundër ndarjes së propozuar nga mazhoranca për riformatimin e komisioneve parlamentare dhe ndryshimeve të rregullores.

Kreu i demokratëve i kërkoi kryetarit të Kuvendit që të ndalë provokimet ndaj rendit kushtetues.

“Të fillosh detyrën duke shkelur kushtetutën, duke përjashtuar hapësirat e përcaktuar nga kushtetuta, damkos veten tënde, tregon se nuk je gjë tjetër veçse një sekretar i kreut të organizatës kriminale, Edi Rama. Shkelmimi i kushtetutës është shkelmim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

Ky është një puc që i bëhet librit të shtetit, vetëm se ju doni të lani duar pas krimit që kryeni. A keni ju njerëz që lexojnë kushtetutën? A keni këshilltarë që lexojnë kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit? Ky është një provokim që i bëni rendit kushtetutës. Ky është një provokim që i bëni qytetarëve, opozitës. Zbatoni kushtetutën”, tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts