Politika

Artur Roshi: Mbyllja e News24, një akt autoritar – Rama po godet fjalën e lirë

Në një intervistë të dhënë në Shijak TV me gazetarin Bejdo Malo, kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, foli rreth situtës së krijuar me televisionin News 24, duke e konsideruar këtë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë. Ai theksoi se, pavarësisht politikës editoriale të medias në fjalë, parimi qëndron mbi çdo gjykim: çdo ndërhyrje ndaj mediave duhet të alarmojë shoqërinë.

“Kur goditet media, goditet fjala e lirë dhe shpresa për të shprehur mendimin nesër”, deklaroi Roshi, duke e cilësuar situatën si një test për vetë kryeministrin Edi Rama, që sipas tij mban pushtetin më të madh në vend.

Ai shtoi se mbështet mbrojtjen e çdo mediaje që mbyllet, pa u futur në gjykime për linjën editoriale apo nivelin e saj të lirisë së shprehjes: “Media është simbol i lirisë. Ne nuk gjykojmë, ne mbrojmë një media që mbyllet. Kaq!”, përfundoi Roshi.

Artur Roshi: Unë them që goditja që i bën qeveria televizionit, pa hyrë këtu tek gjykimi se kush ka qenë politika editoriale e televizionit, sepse po ti hyjmë këtyre gjykimeve mund të kemi rezerva. Por ne flasim për parimin. Parimi është ky që, kur goditet çdo lloj media duhet të tërheqë vëmendjen e gjithë njerëzve. Do të thotë që goditet fjala e lirë. Do të thotë që goditet shpresa e të shprehurit për nesër dhe në këtë kontekst, për mua është një test i madh që në një farë mënyre i referohet njeriut më të fuqishëm të pushtetit që është kryeministri Edi Rama.

Media është simbol i lirisë së shprehjes. Në këtë kontekst, ne nuk mund t’i themi atij në çfarë shkalle është News24 të lirisë së shprehjes. Ne mbrojmë një media që mbyllet. Kaq! Nuk i futemi gjykimit të brendshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts