Kronikë

Vrasja e kryefamiljarit/ Gjykata e Fierit lë në burg Ermalinda Ramën, të dashurin e saj dhe nënën

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat e akuzuar për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, i cili u gjet i pajetë disa ditë më parë në banesën e tij në fshatin Frashër të Patosit.

Sipas hetimeve paraprake, viktima është mbytur nga vajza e tij, 26-vjeçarja Ermalinda Rama, në bashkëpunim me partnerin e saj, 55-vjeçarin Çlirim Dogani. Ndërkohë, bashkëshortja e viktimës, Valbona Rama, dyshohet se ka ndihmuar në pastrimin e gjurmëve të krimit dhe fshehjen e provave.

Të tre të pandehurit u paraqitën sot në Gjykatën e Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë përballë trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja Klodiana Keyeziu dhe prokurorja Lorena Sallillari.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Anesti Rama dyshohet se mbyt me tel mbërmjen e 23 Korrikut nga vajza e tij 26-vjeçare, Ermalinda Rama në bashkëpunim me 55-vjeçarin Çlirim Dogani, me të cilin ajo sipas burimeve kishte nisur një lidhje intime.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel.

Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Arrestohet burri i ministres së Ramës

Policia e Kosovës ka vënë në pranga Dardan Molliqajn, bashkëshortin e ish ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini. Dardan Molliqaj është kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, ndërsa kjo forcë politike thotë se ai…