Kronikë

Aksident i rëndë në tunelin e Murrizit, përplasen dy makina, një grua e plagosur rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në tunelin e Murrizit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar lëndime të rënda.

Sipas burimeve paraprake, një grua me shtetësi italiane ka mbetur rëndë e plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët raportojnë se gjendja e saj është kritike.

Menjëherë pas ngjarjes, drejt vendngjarjes janë nisur disa autoambulanca dhe forca policie. Për shkak të përplasjes, tuneli i Murrizit është bllokuar plotësisht, ndërsa qarkullimi i mjeteve është devijuar përmes bypasit, që prej më shumë se 30 minutash.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ende nuk dihet shkaku i përplasjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në këtë segment rrugor.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts