Politika

Shqipëria e fundit në Europë për pastërtinë e plazheve – Malltezi: E turpshme, shpërdoruan 430 mln euro për inceneratorë fantazmë…

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamamber Malltezi ka reaguar pas treguesit se Shqipëria është renditur e fundit në Evropë përsa i përket pastërtisë në plazhe. Malltezi ka ngritur akuza ndaj qeverisë për situatën alarmante të ndotjes dhe menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të ndotura në vend.

Në një status në FB, Malltezi thekson se Shqipëria renditet e fundit në Europë për cilësinë e plazheve, me vetëm 16% të tyre që klasifikohen si me cilësi të shkëlqyer, krahasuar me mesataren europiane që është mbi 85%.

Image

Ai denoncon krijimin e asaj që e cilëson si “Agjencia e plehrave dhe ujërave të ndotura”, duke akuzuar se janë shpërdoruar 430 milionë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, ndërkohë që plehrat vazhdojnë të digjen në natyrë.

Sipas Malltezit, asnjë impiant për trajtimin e ujërave të ndotura nuk është i monitoruar rregullisht dhe as i akredituar, duke përbërë rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin publik.

Reagimi i plotë në FB:

Të fundit në Evropë e me diferencë të turpshme. Vetëm 16% r plazheve janë me cilësi të shkëlqyer, kurse Evropa e ka mesataren mbi 85%! Ka krijuar Agjenci të plehrave dhe ujërave të ndotura. Kanë përlarë 430 milionë € për inceneratorë imagjinarë e plehrat digjen në natyrë, asnjë impiant trajtimi ujërash të ndotura nuk monitorohet rregullisht e nuk janë të akredituar, 4 milion € vodhën për prita në Ishëm dhe Shkumbin por ndonëse paratë u paguan pritat nuk ekzistojnë. Llum të tillë jo vetëm nuk kishim parë por as nuk e imagjinonim dot.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts