Bota

Marrëdhëniet Iran-Izrael, nga keq në më keq

Përshkallëzimi i fundit ushtarak mes Iranit dhe Izraelit nuk erdhi si një surprizë e plotë.

Të dy fuqitë rajonale kanë qenë të përfshira prej vitesh në një “luftë në hije” duke sulmuar asetet e njëra-tjetrës pa marrë përgjegjësi zyrtare.

Që nga shpërthimi i luftës në Gaza, këto sulme janë intensifikuar. Në shtatorin e vitit të kaluar, Izraeli vrau liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe në tetor vrau liderin e Hamasit, Yahya Sinwar, i konsideruar si arkitekti i sulmeve të 7 tetorit. Këto dy grupe janë aleatët më të afërt të Iranit në rajon.

Teherani, nga ana e tij, lëshoi mbi 180 raketa ndaj Izraelit në tetor të vitit të kaluar, shumica e të cilave u kapën nga mbrojtja ajrore.

Izraeli reagoi me sulme ajrore, por në muajt e fundit operacionet ushtarake ishin zbehur.

Izraeli ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se Irani përbën një kërcënim ekzistencial për mbijetesën e tij ndërsa lideri suprem i Iranit ka përdorur terma si “tumor kancerogjen” për të përshkruar Izraelin.

Izraeli është i shqetësuar se Irani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore dhe thotë se objektiv i operacionit aktual janë infrastrukturat ushtarake të Iranit, përfshirë ato bërthamore.

Irani mohon se po ndërton armë bërthamore por shumë vende perëndimore nuk janë të bindura. Të enjten, agjencia bërthamore e OKB-së zbuloi se Irani ka shkelur detyrimet e tij në kuadër të marrëveshjes për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Uashingtoni dhe Teherani do të rinisnin bisedimet për programin bërthamor të Iranit të dielën por tani, sipas ndërmjetësit Oman, këto bisedime janë anuluar./BBC

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts